|
|
Faza e parë për realizimin e prodhimit final, sipas kërkesës së tregut, është dizajnimi dhe punimi i modelit të tij në kompjuterët e zyreve projektuese.
Pasi që aprovohet dizajni i produktit, vijon faza e konstruktimit të veglës përmes paisjeve të nevojshme.
Dizajni,konstruktimi dhe projektimi i veglave bëhet me verzionet më të reja të programit CAD/CAM, ndërsa punimi i veglës bëhet në punishten bashkkohore të paisur me maqinat CNC, të cilat shkurtojnë kohë maksimalisht mes kërkesës së blerësit dhe plasimit të prodhimit në treg.
Bazën e procesit teknologjik në prodhimtari e bën përpunimi i llamarinës me deformacion plastik siç është: shpimi, prerja, lakimi, nxjerrja e thellë dhe përshkimi.
Ndërmarrja jonë, rezultate të jashtëzakonshme ka arritur sëpari në fushën e nxjerrjes së thellë për prodhimin e mbulesave të oxhakut, sikur atyre klasike poashtu edhe atyre të kazaneve, me të cilat është mundësuar dalja e mbulesave të oxhakut me karakteristikat më të mira në treg.
Posedojmë presa ekscentrike dhe hidraulike përmes të cilave mundësohet prodhimi serial dhe furnizimi i tregut me produktin e caktuar në çdo kohë. |
|
Produket e punuar nga llamarina me kvalitet të lartë me procesin e nxjerrjes së thellë, u mbrohet sipërfaqja me zink. Trashësia e shtresës mbrojtëse është 12±2 µm dhe kontrollohet rreptësisht sipas modelit.
Lënda bazë e papërpunuar që shfrytëzohet për fitimin e prodhimit final është llamarina me bazë karboni të ultë e trashësisë 0.4-1 mm, si dhe llamarina pro-kromatike me trashësinë 0.4,0.5 i 0.6 mm. Llamarina pro-kromatike, të cilën e sigurojmë nga prodhuesit evropian-perëndimor, është material që përdoret për prodhimin e grillave ventiluese, kulluesve të ujit dhe derëzave për vaskë. Karakterizohet me qëndrueshmëri kimike të lartë dhe rezistent ndaj korrozionit.
Veçanërisht duhet të theksojmë dizajnin e jashtëzakonshëm të grillave ventiluese dhe kullueseve të ujit, të cilat enterierit i japin një fisnikëri estetike.
I tërë prodhimi i shtrohet kontrollit të rreptë të kvalitetit, duke filluar prej materies, lëndës bazë dhe të përpunuar deri tek dërgesat e prodhimit final.
Faza përfundimtare e procesit të prodhimit e bën paketimi dhe vendosja e produkeve në depo.
|
|
|