rs RS | gb GB | DE | RU | BG|
CZ | FR | rs GR | de HU | IT |
PL | RO | UA|
  Kontaktoni shitjen: 381.37.806.144 
C.3.12 - Grillë ventiluese gravituese 200X200







Përdorimi:
Ky model i grillave ventiluese përdoret në fundet e kanaleve ventiluese. Montohet në godina banimi, tregtare dhe në godina industriale jo shumë të mëdhaja. Lamellat janë të punuara nga kallaji me trashësi 0,3mm. Lamellat lëvizese hapen gjatë kohës kur ajri kalon nëpër grillë. Kur rrymimi i ajrit ndalon, lamellat mbyllen dhe ndalojnë rrymimin e ajrit në drejtim të kundërt. Përdoret për montim në muret e jashtme (fasadë).

Prodhimi:
Grilla ventiluese gravituese është e punuar nga llamarina rezistente ndaj ndryshkut,jo-magnetike, rezistente në acid, sipas standardit EN-X5CrNi18-10, AISI-304, GOST1050-07H18N10. Përdoret llamarina me trashësi 0,5mm për korniza dhe 0,3mm për lamellat.
Egziston edhe varianti nga fletë të holla llamarine në standardin EN - DC 04, AISI-G1008,GOST1050-08Y me trashësi 0.5 mm për kornizën dhe 0,3mm për lamellat.

Mbrojtja e sipërfaqes:
Mbrojtja e sipërfaqes që përdoret te ky produkt është si më poshtë:
- galvanizimi me zink: nëpërmjet këtij procesi arrihet një mbrojtje e shkëlqyer anti-korrozion.Gjatë veshjes me zink fitohet një trashësi mbrojtëse prej 8 - 12μm, e qëndrueshme në temperaturë prej - 40ºC deri +300ºC
- plastifikimi : gjatë veshjes me ngjyrë arrihet një mbrojtje e kvalitetshme e pjesëve metalike nga korrozioni. Produkti fiton një sipërfaqe të lëmuar dhe të shëndritshme (>80%). Me plastifikim fitohet trashësi mbrojtëse 60 - 80 μm, e qëndrueshme në temperaturë prej -40ºC deri +200ºC.
Produktet standarde bëhen në ngjyrë të bardhë dhe kafe (sipas kërkesës mund të bëhet edhe në ngjyra tjera)

Metoda i instalimit:
Egzistojnë disa mundësi instalimi të kësaj grille:
1. Përmes hapjeve në trupin e grillës
2. Montimi përmes lloçit të çimentos apo ndonjë mjeti tjetër lidhes

Shënim:
I tërë procesi i prodhimit është i mbuluar nga një certifikatë AT-06086 / 0