rs RS | gb GB | DE | RU | BG|
CZ | FR | rs GR | de HU | IT |
PL | RO | UA|
  Kontaktoni shitjen: 381.37.806.144 
C.6.1 – Grillë rrëshqitëse me hapje spirale 125X215 (e bardhe, kafe, zink)







Përdorimi:
Kjo grillë paraqet formën e re, të sofistikuar të grillës me hapje spirale.Shërben për marrjen dhe nxjerrjen e ajrit të ndotur. Veçori kryesore e kësaj grille është qarkullimi i thjeshtë i ajrit përmes saj.
Posedojnë rrjetën e hollë mbrojtëse e cila ndalon hyrjen e insekteve apo zvarranikëve në dhomë.
Montohet në murin e jashtëm (fasadë) apo në mure të mbrendshme, si në godina banimi, tregtare apo industriale. Është e përbërë nga korniza dhe grilla.

Prodhimi:
Grilla ventiluese është e prodhuar nga llamarina e ndrydhur me shtypje të ftoftë në standardin EN - DC 04, AISI-G1008,GOST1050-08Y me trashësi 0.5 mm
Posedon edhe rrjetën mbrojtëse nga ziku i galvanizuar apo nga alumini me trashësi 0.4mm

Mbrojtja e sipërfaqes:
Mbrojtja e sipërfaqes që përdoret te ky produkt është si më poshtë:
- galvanizimi me zink : nëpërmjet këtij procesi arrihet një mbrojtje e shkëlqyer anti-korrozion.Gjatë veshjes me zink fitohet një trashësi mbrojtëse prej 8 - 12μm, e qëndrueshme në temperaturë prej - 40ºC deri +300ºC
- plastifikimi : gjatë veshjes me ngjyrë arrihet një mbrojtje e kvalitetshme e pjesëve metalike nga korrozioni. Produkti fiton një sipërfaqe të lëmuar dhe të shëndritshme (>80%). Me plastifikim fitohet trashësi mbrojtëse 60 - 80 μm, e qëndrueshme në temperaturë prej -40ºC deri +200ºC.
Produktet standarde bëhen në ngjyrë të bardhë dhe kafe (sipas kërkesës mund të bëhet edhe në ngjyra tjera)

Metoda i instalimit:
Egzistojnë disa mundësi instalimi të kësaj grille:
1. Përmes ankerave nëpër vrimat në kornizën trupin e grillës
2. Montimi përmes lloçit të çimentos apo ndonjë mjeti tjetër lidhës

Shënim:
I tërë procesi i prodhimit është i mbuluar nga një certifikatë AT-06086 / 0