rs RS | gb GB | DE | RU | BG|
CZ | FR | rs GR | de HU | IT |
PL | RO | UA|
  Kontaktoni shitjen: 381.37.806.144 
C.4.2 – Rozeta zgjeruese 304x304/160







Përdorimi:
Rozeta zgjeruese është pjesë e instalacionit për nxjerrjen e tymit. Ka si rol të kompenzojë zgjerimet e tubave gjatë montimit të oxhakut.
Pasi që në çdo meter të oxhakut të montuar është e nevojshme lëvizja pa pengesa, me ndërtimin e kësaj rozete mbulohet çdo lëvizje e gypit si shkak i ndërrimit të temperaturës.
Rozeta zgjeruese është e konstruktuar ashtu që të sigurojë ventilim të sigurtë të materialit të izoluar ne pjesën e mbrendshme të gypit të oxhakut.
Ka qëndrueshmëri të shkëlqyer në temperatura të larta, qëndrueshmëri nga bloza dhe korrozioni, si dhe qëndrueshmëri nga kondenzimi i ajrit.

Ky produkt përdoret gjatë montimit të oxhakut me gypa Ø200 mm.

Montimi bëhet mes skajit të sipërm të tubit të shamotit dhe pllakës së poshtme të kulmit të çatisë së oxhakut të montuar.

Prodhimi :

Rozeta zgjeruese është e ndërtuar nga:
- fletë të holla të mbështjella llamarine të ftoftë  të standardit EN-DC 04, AISI-G1008, GOST1050-08Y në trashësinë  0.7 mm, ose
- Varianti INOX në standardin EN-X5CrNi18-10, AISI-304, GOST1050-07H18N10 me trashësi llamarine 0.6 mm

Mbrojtja e sipërfaqes:

Mbrojtja e sipërfaqes që përdoret te ky produkt është si më poshtë:
- galvanizimi me zink : nëpërmjet këtij procesi arrihet një mbrojtje e shkëlqyer anti-korrozion.Gjatë veshjes me zink fitohet një trashësi mbrojtëse prej 8 - 12μm, e qëndrueshme në temperaturë prej - 40ºC do +300ºC

Metoda i instalimit:
Përforcohet me mjete lidhëze ndërtimi, të cilat përdoren për ndërtimin e oxhakut të fabrikuar.

Shënim:
I tërë procesi i prodhimit është i mbuluar nga një certifikatë AT-06086 / 0