rs RS | gb GB | DE | RU | BG|
CZ | FR | rs GR | de HU | IT |
PL | RO | UA|
  Kontaktoni shitjen: 381.37.806.144 
C.3.5 - Grillë ventiluese me pjesën hyrëse 150x150/Ø110







Përdorimi:
Grilla ventiluese e grykës së oxhakut përdoret për ajrosje në banesa, ndërtesa tregtare apo industriale.
Valvula e lëvizshme që gjendet në kapakun e grykës së oxhakut ka mundësi të rregullojë rrymën e ajrit. Rregullimi i këtillë i ajrit është i thjeshtë dhe egziston mundësia e mbylljes së grykës së oxhakut
Nëse gryka e oxhakut është e vendosur mbi kanalin e tymit, me heqjen e kapakut (mbulesës)mundësohet lidhja me gypin e tymit nga paisja e ngrohjes dhe nxjerrjen e tymit dhe gazrave në atmosferë. Ky produkt ka hapjen standarde Ø 118mm.
Ka mundësi të vendoset si në muret e jashtme (fasada) ashtu edhe në muret e mbrendshme.

Prodhimi:
Grilla ventiluese e grykës së oxhakut është e punuar nga llamarina e ndrydhur me shtypje të ftoftë në standardin EN-DC 04, AISI-G1008, GOST1050-08Yu me trashësi 0. 6 mm sipas metodës së përpilimit të thellë H=55 mm,

Mbrojtja e sipërfaqes:
Mbrojtja e sipërfaqes që përdoret te ky produkt është si më poshtë:
- galvanizimi me zink: nëpërmjet këtij procesi arrihet një mbrojtje e shkëlqyer anti-korrozion. Gjatë veshjes me zink fitohet një trashësi mbrojtëse prej 8 - 12μm, e qëndrueshme në temperaturë prej - 40ºC deri +300ºC
- plastifikimi: gjatë veshjes me ngjyrë arrihet një mbrojtje e kvalitetshme e pjesëve metalike nga korrozioni. Produkti fiton një sipërfaqe të lëmuar dhe të shëndritshme (>80%). Me plastifikim fitohet trashësi mbrojtëse 60 - 80 μm, e qëndrueshme në temperaturë prej -40ºC deri +200ºC.
Produktet standarde bëhen në ngjyrë të bardhë dhe kafe (sipas kërkesës mund të bëhet edhe në ngjyra tjera)

Metoda i instalimit:
Mënyra e rekomanduar e instalimit e kësaj grille ventiluese është:
montimi me lloç çimentoje ose me ndonjë lloj tjerër mjeti lidhëz.

Shënim:
I tërë procesi i prodhimit është i mbuluar nga një certifikatë AT-06086/0