rs RS | gb GB | DE | RU | BG|
CZ | FR | rs GR | de HU | IT |
PL | RO | UA|
  Kontaktoni shitjen: 381.37.806.144 
C.3.4 - Grillë ventiluese me pjesën hyrëse150x150/Ø100







Përdorimi:

Grilla ventiluese mundëson rrymimin e ajrit dhe për këtë arsye përdoret për ajrosjen e hapsirave të ndryshme.Shërben për marrjen e ajrit të pastër dhe nxjerrjen e ajrit të ndotur. Ka mundësi të drejtojë rrymen e ajrit. Posedon një rrjetë të hollë mbrojtëse e cila ndalon hyrjen e insekteve apo zvarranikëve në dhomë.
Instalimi bëhet me futjen e pjesës hyrëse në kanalin egzistues në mur, i cili ka hapjen maksimale me diametër Ø 145mm
Përdoret në përdorim në objektet banuese, tregtare dhe objektet industriale jo shumë të mëdha. Vendoset në muret e jashtme, ashtu edhe në ato të mbrendshme.

Prodhimi:
Grilla ventiluese është e prodhuar nga llamarina e ndrydhur me shtypje të ftoftë në standardin EN -DC 04, AISI-G1008,GOST1050-08Y me trashësi 0.5 mm,
Posedon rrjetën mbrojtëse nga zinku apo alumini me trashësi 0,4mm
Pjesa hyrëse është e përbërë nga fletët e holla të llamarinës me trashësi 0.5 mm

Mbrojtja e sipërfaqes :
Mbrojtja e sipërfaqes që përdoret te ky produkt është si më poshtë:
- galvanizimi me zink : nëpërmjet këtij procesi arrihet një mbrojtje e shkëlqyer anti-korrozion.Gjatë veshjes me zink fitohet një trashësi mbrojtëse prej 8 - 12μm, e qëndrueshme në temperaturë prej - 40ºC deri +300ºC
- plastifikimi : gjatë veshjes me ngjyrë arrihet një mbrojtje e kvalitetshme e pjesëve metalike nga korrozioni. Produkti fiton një sipërfaqe të lëmuar dhe të shëndritshme (>80%). Me plastifikim fitohet trashësi mbrojtëse 60 - 80 μm, e qëndrueshme në temperaturë prej -40ºC deri +200ºC.
Produktet standarde bëhen në ngjyrë të bardhë dhe kafe (sipas kërkesës mund të bëhet edhe në ngjyra tjera)

Metoda i instalimit:
Egzistojnë disa mundësi instalimi të kësaj grille:
1. Përmes hapjeve në trupin e grillës
2. Montimi në gyp
3. Montimi përmes lloçit të çimentos apo ndonjë mjeti tjetër lidhes

Shënim:
I tërë procesi i prodhimit është i mbuluar nga një certifikatë AT-06086 / 0