rs RS | gb GB | DE | RU | BG|
CZ | FR | rs GR | de HU | IT |
PL | RO | UA|
  Kontaktoni shitjen: 381.37.806.144 
C.1.85 - Mbulesë oxhaku me kapak Ø85







Përdorimi:

Mbulesa e jashtme e vrimës së oxhakut është pjesë që shërben për nxjerrjen e tymit.Shërben për lidhjen e gypave të tymit me diameter Ø85mm, të cilët e mbartin gazin nga impiantet e djegjes (kaldaja me gaz) dhe përmes oxhakut e nxjerrin në atmosferë.
Mbulesa reducir shërben për shfryrtëzimin e mbulesës standarde Ø 120mm të montuar dhe të lidhur për oxhak dhe përmes tij të lidhim gypin e bojlerit të gazit në atë lokal.
Të dy produktet kanë rezistencë të shkëlqyer në temperatura të larta, në blozë dhe korrozion si dhe qëndrueshmëri nga kondenzimi cili është mjaftë i pranishëm nga kaldaja me gaz.

Varësisht nga diametri dhe mënyra e ndërtimit të oxhakut , kjo lloj mbulese përdorët për godina banimi, godina komerciale dhe industriale. Vendoset në mure të ndara apo të jashtme.

Prodhimi:

Është i përbërë nga fletë të holla të mbështjella llamarine të ftoftë të standardit EN-DC 04, inox AISI-G1008, GOST1050-08Yme trashësi 0,6

Mbrojtja sipërfaqësore:

Mbrojtja e sipërfaqes që përdoret te ky produkt është si më poshtë:
- galvanizimi me zink : nëpërmjet këtij procesi arrihet një mbrojtje e shkëlqyer anti-korrozion.Gjatë veshjes me zink fitohet një trashësi mbrojtëse prej 8 - 12μm, e qëndrueshme në temperaturë prej - 40ºC deri +300ºC
- plastifikimi : gjatë veshjes me ngjyrë arrihet një mbrojtje e kvalitetshme e pjesëve metalike nga korrozioni. Produkti fiton një sipërfaqe të lëmuar dhe të shëndritshme (>80%). Me plastifikim fitohet trashësi mbrojtëse 60 - 80 μm, e qëndrueshme në temperaturë prej -40ºC deri +200ºC.

Produktet standard bëhen në ngjyrë të bardhë dhe kafe, mundet edhe ngjyrë tjetër sipas kërkesës.


Metoda i instalimit:
Mënyra e rekomanduar e instalimit për këto mbulesa është:
-    për mbulesën e vrimës së oxhakut: me anë të lloçit (çimento) apo me ndonjë lloj tjetër mjeti lidhëz
-    për reducirin :futje mekanike në vrimën egzistuese Ø 120

Shënim:
I tërë procesi i prodhimit është i mbuluar nga një certifikatë AT-06.086 / 0