rs RS | gb GB | DE | RU | BG|
CZ | FR | rs GR | de HU | IT |
PL | RO | UA|
  Kontaktoni shitjen: 381.37.806.144 
C.1.180 - Mbulesë oxhaku me kapak Ø180







Përdorimi:
Mbulesa e jashtme e vrimës së oxhakut është pjesë që shërben për nxjerrjen e tymit. Shërben për lidhjen e gypave të tymit me diameter Ø118 - Ø120mm, të cilët e marrin gazin nga njësia ngrohëse dhe përmes oxhakut e nxjerrin në atmosferë.

Ka rezistencë të shkëlqyer në temperatura të larta, në blozë dhe korrozion si dhe qëndrueshmëri nga kondenzimi.
Varësisht nga diametri dhe mënyra e ndërtimit të oxhakut, kjo lloj mbulese përdorët për godina banimi, godina komerciale dhe industriale. Vendoset në mure të ndara apo të jashtme.

Prodhimi:
Është i përbërë nga fletë të holla llamarine të ftoftë të standardit EN-DC 04, inox AISI-G1008, GOST1050-08Y me trashësi 0,6 mm me metodën e përpilimit të thellë H = 80 mm,

Mbrojtja sipërfaqësore:
Mbrojtja e sipërfaqes që përdoret te ky produkt është si më poshtë:
- galvanizimi me zink: nëpërmjet këtij procesi arrihet një mbrojtje e shkëlqyer anti-korrozion. Gjatë veshjes me zink fitohet një trashësi mbrojtëse prej 8 - 12μm, e qëndrueshme në temperaturë prej -40ºC deri +300ºC
- plastifikimi: gjatë veshjes me ngjyrë arrihet një mbrojtje e kvalitetshme e pjesëve metalike nga korrozioni. Produkti fiton një sipërfaqe të lëmuar dhe të shëndritshme (>80%). Me plastifikim fitohet trashësi mbrojtëse 60 - 80 μm, e qëndrueshme në temperaturë prej -40ºC deri +200ºC.

Produktet standard bëhen në ngjyrë të bardhë dhe kafe, mundet edhe ngjyrë tjetër sipas kërkesës.


Metoda i instalimit:
Mënyra e rekomanduar e instalimit të kësaj mbulese është:
- montimi me llaç çimento ose me ndonjë lloj tjerër mjeti lidhëz

Shënim:
I tërë procesi i prodhimit është i mbuluar nga një certifikatë AT-06.086/0